Habiten policët rrugorë, një qen filmohet duke ngarë makinën në Sllovaki

Një burrë është gjobitur, pasi u vu re nga kamerat e trafikut se qeni i tij ishte ulur në timonin e shoferit dhe po ecte mbi shpejtësinë e lejuar, në fshatin Šterusy në Sllovakinë perëndimore.

Policia sllovake ndau lajmin në rrjetet sociale duke bërë humor të zi për drejtuesin e papërgjegjshëm.

“Zoti qen e keni tejkaluar shpejtësinë në fshat. Ju lutemi, dokumentet tuaja. ‘Nuk kam…’, leh qeni. “Epo, do të paguani një gjobë”, shkruhet në mbishkrimin e postimit në Facebook.

Qeni ishte 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, sipas Business Insider.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, policët nuk i besonin syve kur panë në radarin e tyre qenin në timon.

“Në vend të një njeriu, u vu re një qen gjuetie ngjyrë kafe i cili i buzëqeshte kamerës, i ulur pas timonit të një Škoda dhe shikonte nga xhami i përparmë”, shkruhet më tej.

Shoferi 31-vjeçar pretendoi se qeni i ishte hedhur në prehër gjatë vozitjes, por policia nuk ishte në gjendje të shihte ndonjë lëvizje të papritur brenda makinës, kur shqyrtoi pamjet.

Ai është gjobitur nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo edhe:  Erëra të fuqishme në disa zona, bie kulmi i shkollës fillore në Lipjan