Tragjike: Një person humb jetën në vendin e tij të punës në Prizren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës.
Sinjali mëson se viktima ka rënë nga lartësia në një objekt dhe i njëjti s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.