E dhimbshme: Shqipron Muçiqi është kosovari që mbeti i vrarë në Serbi

Një 19-vjeçar kosova ka mbetur ka vdekur pas plagëve të marra në rrethana të panjohura nga një therje me thikë në kufirin Serbi – Kroaci, Brenda territorit serb.

Viktima është Shqipron Muçiqi dhe në mediat kosovare tashmë është publikuar edhe fotografia e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

 

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Lexo edhe:  Shqetësuese: Një person sillet me armë në dorë në parkun e qytetit në Prishtinë, arrin të arratiset