Ish-ushtaraku kroat mesazh për shqiptarët dhe Serbinë, përmend Adem Jasharin
Ushtaraku kroat Velimir Bujanec, pjesëmarrës në operacionin “Stuhia”, i ka dhënë mbështetje policisë së Kosovës në aksionin e së dielës afër manastirit të Banjskës së Zveçanit, ku u strehua një grup terrorist serb.
“MBËSHTETJE PËR MBROJTËSIT E KOSOVËS: Shtet të plotë dhe dhe liri përfundimtare për shqiptarët, ndërsa për agresorin serbomadh – pashallëku i Beogradit!
Të dashur miq shqiptarë, mos e dhuroni pavarësinë tuaj dhe shtetin e ri të Kosovës! Jini të lirë dhe të denjë për paraardhësit tuaj trima!
Zoti i dashur dhe kujtimi krenar i heroizmit të Adem Jasharit ju udhëzoftë në luftën tuaj të drejtë!
Së bashku në vitet nëntëdhjetë, bashkë tani: VËLLA ME VËLLA, SHQIPTARI ME KROATIN”, ka shkruar ai.