Aksident trafiku në Fushë Kosovë, treni godet një veturë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Mes Bardh të Fushë-Kosovës, mes trenit dhe një vetureje.

Kështu kanë bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, që ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas sinjalizuesit, treni e ka goditur veturën, por fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Lexo edhe:  Radojçiq shfaqet në publik, shkon në MUP-in serb