KFOR-i amerikan me pajisje të veçanta në veri

Automjete të blinduara të KFOR-it amerikan kanë arritur mbrëmjen e së hënës në Banjskë të Zveçanit.

Pamjet të cilat janë publikuar nga portali Kallxo.com, tregojnë një kolonë automjetesh të KFOR-it amerikan duke mbërritur në vendin kur të dielën në mëngjes u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Bunjaku u vra pas sulmit nga një grup terrorist.

Sipas informacioneve zyrtare, gjithsej pesë persona kanë humbur jetën në sulmin ndaj Republikës së Kosovës.

Incidenti ka  shumë se 15 orë. Prej të vrarëve, katër janë pjesëtarë të grupit terrorist serb.

Lexo edhe:  Në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër deri në 7 orë