Dioqeza e Rashkës e pranon se kishte armë në Manastir: Ishin në oborr

Dioqeza e Rashkës ka dalë me një njoftim të ri pasi në Manastirin e Banjaskës është gjetur armatim, të dielën.

Aty thuhet se Peshkopi Teodosije ka vizituar manastirin e Banjskës një ditë pas sulmit terrorist në Veri, të cilin Dioqeza e Rashkës e cilëson si “konflikt të armatosur”.

E për armët e gjetura nga policia brenda manastirit, pretendohet se armët janë gjetur në oborr, duke aluduar se individët të grupit të armatosur i kanë hedhur ato gjatë tërheqjes së të dielës.

”Në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, parzmore dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes së djeshme nga manastiri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Dioqeza shpreh ngushëllime për familjet e të gjithë viktimave, duke përfshirë edhe për sulmuesit.

”Ipeshkvi, në emër të Dioqezës, shprehu ngushëllimet për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën në konfliktin e armatosur të djeshëm”, thuhet në njoftim.

Më tutje, gjatë takimit është diskutuar edhe për paqe, ku kërkohet mobilizim me KFOR’in, EULEX’in e vendet e QUIN’it.

Si pasojë e sulmit të së dielës një polic i Kosovës është vrarë, një ditë më pas Afrim Bunjaku mori gradën e heroit të Kosovës, dhënë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lexo edhe:  158 të helmuar në Malishevë, flet drejtori i Shëndetësisë