Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me urdhërin “Hero i Kosovës post-mortem” rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku që ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.
Këtë urdhër e kanë pranuar familjarët e tij.