Ishin në detyrë së bashku, rrëfimi i policit Shala për kolegun që ra në krye të detyrës në veri

Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës ka treguar se si kanë ndodhur sulmet sot në veri, ku ishte bashkë me policin që u vra, Afrim Bunjaku.

Reklama

Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata janë sulmuar në mënyrë tinzare nga kriminelët, transmeton Telegrafi.

“Sot në orët e para të mëngjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku. Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale”, thotë ai.

 

 

Lexo edhe:  Shtrenjtohen mishi dhe “pastërrmat” në Kosovë: 13 euro kilogrami, deri në 5 euro mishi i viçit të gjallë