Ka të vrarë tek sulmuesit serbë në Banjskë

Të paktën një nga sulmuesit dyshohet se është vrarë sot gjatë përplasjes me armë me Policinë e Kosovës.

“Jepi zë” merr vesh se po dyshohet se ka më shumë, por zyrtarisht konfirmohet një.

Ai ka marrë plagë vdekjeprurëse teksa kishin dalë të sulmonin Policinë me një grup. Disa të tjerë dyshohet se janë plagosur.

Ende nuk ka zyrtarizim të rastit, pasi serbët atje po mbajnë të izoluar informacionin dhe dyshohet se po i mbajnë të fshehtë edhe viktimat.

E se ka viktima në Banjskë, e konfirmon edhe një postim i Kossev, i cili fton serbët të vijnë për ndihmë.

“Banorët e Banjskës mund të vijnë në institucionet shëndetësore nëse kanë kanë nevojë për ndihmë ku mund vijnë me automjetin e tyre deri tek kryqëzimi pas së cilës policia do i shoqëron ata deri në institucionet shëndetësore ku ata duan të shkojnë”, thonë Kossev.

Lexo edhe:  VV-ja e shkarkon Haki Abazin