Tragjike: Humb jetën fëmija 4-vjeçar në Kaçanik pasi bie në bunar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar.
Ky rast tronditi familjen që njoftoi menjëherë autoambulancën, me ç’rast ekipi i mjekëve konstatoi vdekjen e fëmijës.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vogëlushi është nxjerrë nga bunari prej qytetarëve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Ende nuk dihet se si fëmija ka rënë në bunar, por rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen pasi hetimet veçse kanë filluar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’ .