Vdes një 47 vjeçar në Gjilan pasi rrotullohet me traktor teksa ishte duke prerë dru në mal
Një burrë ka vdekur në mal si pasojë e rrokullisjes me trakor në fshatin Stanqiq të Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar për Plus Tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se personi i moshës 47-vjeçare, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë terheqjes se drunjëve, traktori është rrokullisur duke pësuar lëndime ku mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
“Sot më 25.08.2022 rreth orës 11:10 kemi pranuar informatën se në fshatin Stanqiq Komunen e Gjilanit në mal, një person i moshës 47 vjeqar, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë terheqjes se drunjëve, traktori është rrokullisur dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”.
“Lidhur me këtë rast janë njoftuar menjeher patrulla, ndihma e pare dhe njësiti përkatës. Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete”, tha Hashani për PlusTV.
“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, shtoi ai.