Vrasje me armë zjarri në Hot të Shkodrës
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Hot të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur 33-vjeçari, Valter Fierza.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon shikim i zonës me qëllim kapjen e autorit.