Arbitri e paraqiti Liridon Lecin në Polici për kërcënim

Liridon Lecit i ka dalë punë me polici pas ndeshjes që skuadra e udhëhequr nga ai Flamurtari e humbi në shtëpi nga Ramiz Sadiku me rezultatin 5:1. Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së katërt të grupit B të Ligës së Parë. Lecin e paraqiti në polici nga gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, Ersen Janovali. Komisioni i Garave i Federatë së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Janovali e ka paraqitur në polici pas kërcënimeve gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga trajneri i Flamurtarit, Liridon Leci. Siç shkruan në raportin e KG-së, Leci pas përfundimit të pjesës së parë ka vrapuar drejt gjyqtarit Janovali, të cilin e ka kërcënuar. Leci sipas KG-së me kaq nuk ishte ndalur. “Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërësisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes rrjeteve sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici”, shkruan tutje në raportin e KG të FFK-së.
Lexo edhe:  Rrahje e rëndë në mes të disa personave në Fushë Kosovë