Zhduket një person që dy javë në Fushë-Kosovë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është zhdukur që dy javë në Fushë-Kosovë.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur një grua, ku ka thënë se personi ka dalë nga shtëpia që dy javë dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Fushë Kosovë.  Ankuesja femër  kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori

Lexo edhe:  MASHTI me njoftim për prindërit që s’po munden të aplikojnë për libra për fëmijët nën 6 vjet