E konfirmon Policia: Vetura goditi për vdekje dy këmbësorë në Pejë, arrestohet shoferi

Pak më parë u raportua për një aksident të rëndë në fshatin Ozdrim të Pejës, ku vetura ka goditur tre këmbësorë dhe si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën.

Rastin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimave është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa këmbësori i tretë u dërgua me urgjencë në spital.

Rugova tha se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

“Rreth orës 21:30 Policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor”, tha Driton Rugova për Sinjalin.

Lexo edhe:  Vrasje në tentativë në Mitrovicë