Shkuan të intervenojnë pasi uzurpoi një banesë, Policia i gjen armë e municion 38-vjeçarit në Prishtinë

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Kjo pasi që janë bërë të përditshme rastet kur Policia kap në flagrancë persona të cilët posedojnë armë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve dhe duke shkelur ligjin.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, ku njësitet policore kanë dalë të intervenojnë pasi morën informatën se një qytetar ka uzurpuar një banesë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar personin e dyshuar e më pas kanë kryer edhe kontroll në banesën në fjalë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe disa fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Lexo edhe:  Doarsa Kica, aderimi i vitit për LDK-në – sa deputetë i ka tash partia më e vjetër në vend