Milaim Zeka kritikon Vedat Muriqin: Është treguar arrogant duke bërë lojë të fëlliqtë

Analisti politik Milaim Zeka, e ka kritikuar maksimalisht futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Zeka pretendon se sulmuesi nga Prizreni është treguar arrogant në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë.

Këto deklarata ai ka dhënë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

“Vedat Muriqi është treguar arrogant, ka luajtur në formën më të fëlliqtë të mundshme duke goditur me bërryla. Po të isha unë trajner, do ta dënojë me mos-ftesë për tre vite”, vlerësoi Milaim Zeka.

Muriqi në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të kuq në pjesë e parë.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

Lexo edhe:  Gjermani kandidati kryesor për tu emëruar trajner i Kosovës