E rëndë: 38-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon sasi të panjohur të barnave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, pasi që një 38-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke përdorur medikamente.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, ngjarja kishte ndodhur ashtu që derisa bashkëshorti i 38-vjeçares nuk ishte në shtëpi, ajo ka konsumuar një sasi të panjohur të medikamenteve të ndryshme.
Konsumimi i sasisë së panjohur të medikamenteve të ndryshme ka shkaktuar që gjendja shëndetësore e 38-vjeçares të mos jetë stabile dhe për këtë arsye të njëjtës i është rekomanduar qëndrimi i mëtejshëm për trajtim mjekësor në spital.
Pasi që 38-vjeçares i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, rreth orës 00:40, është njoftuar edhe Policia e Prizrenit lidhur me rastin, ku këta të fundit e kanë njoftuar edhe Prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si “Vetëvrasje në tentativë”.