Direkt nga Brukseli, arrin kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Bruksel, ku pas pak pritet të fillojë takimin e tij me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këto momente Borell e Lajçak janë duke zhvilluar takimin e tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral, teksa pas këtyre takimeve, përfaqësuesi i BE-së, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth këtij takimi i cili është i pari trelateral pas tensioneve në veri të vendit.

Lexo edhe:  Vdes një grua pasi bjen nga objekti në Prishtinë, Policia po e konsideron "vdekje të dyshimtë"