Aksident në Prishtinë, vetura godet një biçiklist
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe pak më parë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një person i cili po lëvizte me biçikletë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë njësitë relevante, përfshirë Policinë dhe ekipin mjekëosr.
Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit s’kanë kthyer ende përgjigje.