Aksion i doganës në Ferizaj: Sekuestrohet një armë dhe çaj për dobësim

Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion në një subjekt afarist në Ferizaj.
Gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri dhe çaj për dobësim, ka njoftuar Dogana e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

Arma e gjetur i është dorëzuar Policisë ndërsa mallrat e sekuestruara janë marrë për të vijuar hetimet më tej.

Njoftimi i plotë:

Kapet një armë gjatë kontrollit doganor

Ferizaj 12 shtator 2023, kontrollet e vazhdueshme të njësive të Doganës për të luftuar kontrabandën dhe veprave e paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës kanë rezultuar me gjetjen e mallrave të kontrabanduara tek një subjekt gjatë kontrollit të ushtruar.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative njësit e antikontrabandës kanë organizuar një kontroll tek një subjekt në Ferizaj. Kontrolli ka gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.  Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj. Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Mallrat janë sekuestruar nga njesitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Lexo edhe:  Kunati i Albulena Haxhiut lajmërohet nga aeroporti, merr rrugën e mërgimit