Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë veror. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 30 ose 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat në shumë vise mbi 30 gradë Celsius, ndërsa reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Edhe më nxehtë do të jetë të martën dhe të mërkurën. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme sidomos në territoret tona. Nga e enjta prapë nxehtë, por në disa vise do të ketë zhvillime të vranësirave të cilat lokalisht do të kushtëzojnë freskim dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje gjithëpërfshirëse nuk pritet të ketë dhe nuk shihen në horizont./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  E ndërroi qenin me një armë ilegale, vushtrriasi futet në telashe – përfundon në Polici