Vjehrra e bën për spital renë e saj në Gjakovë, intervenon Policia

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre.

Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Mit’hat Frashëri’ në Gjakovë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 24-vjeçarja ka marrë ndihmë mjekësore shkaku i lëndimeve të marra si pasojë e sulmit fizik dhe ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarën, e cila është intervistuar lidhur me rastin. Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e bashkëshortit të viktimës.

Me urdhër të prokurorit, 41-vjeçarja do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima ka shkuar të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Lexo edhe:  Rrahje mes taksistëve në Prizren, njëri përfundon në spital e tjetri në Polici