Gruaja e dehur në Prishtinë grushton policin që shkoi të intervenojë për dhunë në familje

Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta.

Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në rrugën ‘Xheladin Gurbaliu’ në Prishtinë, ku një zyrtar policor u sulmua fizikisht nga një grua.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, kur Policia kishte shkuar të intervenojë në një banesë për një rast të dhunës në familje. Me të arritur në lokacion, një person i dyshuar ka ikur nga dritarja, ndërsa e dyshuara tjetër ka nisur t’i shajë e ofendojë policët.

Të njëjtën janë munduar që ta arrestojnë, por gruaja e cila ishte nën ndikim të alkoolit bënte rezistencë të vazhdueshme dhe në një moment 38-vjeçarja ka grushtuar në sy policin, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

E dyshuara është arritur që të arrestohet dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Lexo edhe:  Në Arabinë Saudite pas 70 vjetësh do të hapet një dyqan për shitjen e alkoolit