Burri në Klinë ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, ajo e denoncon në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Dhunën e bashkëshortit të saj e denoncoi edhe një grua nga fshati Shtupel i Klinës, e cila u paraqit në stacion policor me shenja të dukshme të dhunës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Me vendim të prokurorit, 34-vjeçari është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima bashkë me fëmijët e mitur për shkaqe sigurie janë dërguar në shtëpinë e familjes së 28-vjeçares.

Lexo edhe:  Gjendet një grua e vdekur në Prizren, policia jep detaje