Presidentja Osmani e komenton puthjen live me Prindonin, gjatë një interviste televizive
Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar puthjen live me bashkëshortin gjatë një interviste televizive.
E ftuar në “Top Story”, Osmani tha se familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit shqiptar.
“Unë jam shumë me fat që e kam përkrahjen e pakursyer të bashkëshortit dhe në asnjë moment nuk mendoj që shprehja e dashurisë ndaj personit që e do, bashkëshortit në këtë rast, duhet të të bëjë të ndihesh me më pak vetëbesim. Përkundrazi, kur ke në familje bashkëshort, motra, vëllezër dhe tani edhe dy vajzat e mija që çdo ditë më inspirojnë dhe japin energji pozitive, kjo vetëm sa e rrit vetëbesimin”- tha Osmani.Pjesë nga biseda:
Duma: Po momenti kur Vjosa Osmani gjatë një interviste live puth bashkëshortin e vetë. Është diçka që nuk e kanë bërë ende politikanet shqiptare. Ndjehesh se keni humbur nonjë gjë apo ke fituar shumë më tepër në të qenurit grua në politikë?
Osmani: Vetëbesimi si grua për mua ka filluar në familje si fëmijë. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla dhe jemi rritur me prindër që na kanë shtyrë drejt një rruge ku, ndoshta edhe për shkak se rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme, vetëbesimi ka qenë element i pandashëm i rritjes tonë.
Në veçanti babi na ka dhënë përkrahje që si vajza që jetojmë në kohë të vështira dhe një sistem patriakal të fuqizohemi, të ndihemi të pavarura dhe të mos ndalemi para asnjë sfide. Unë jam shumë me fat që e kam përkrahjen e pakursyer të bashkëshortit dhe në asnjë moment nuk mendoj që shprehja e dashurisë ndaj personit që e do, bashkëshortit në këtë rast, duhet të të bëjë të ndihesh me më pak vetëbesim. Përkundrazi, kur ke në familje bashkëshort, motra, vëllezër dhe tani edhe dy vajzat e mija që çdo ditë më inspirojnë dhe japin energji pozitive, kjo vetëm sa e rrit vetëbesimin.
Familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë dhe unë tentoj të flas për atë, të flas për të kudo që shkojë, sepse ka qenë edhe celula që në fakt na ka ndihmuar të tejkalojmë edhe më të tmerrshmen, gjenocidin. Duhet të kemi solidaritet brenda familjes në radhë të parë, dhe më pas me fqinjët, të afërmit, të tjerët, me të gjithë popullin. Edhe sot fakti që mërgata jonë është ajo që e ndihmon aq shumë, tregon rëndësinë e familjes.