34 vite nga greva e minatorëve, protesta që kishte dridhur themelet e Jugosllavisë
Nesër shënohet 34 vjetori i grevës së minatorëve ku në zgafellat e minierës, minatorët ishin ngujuar për të protestuar.
Nga kjo shprehje e pakënaqësisë e minatorëve, ata bën një kthesë në historinë e Kosovës, ndërsa vendi mori kahjen drejt luftës për liri dhe pavarësi, shkruan Jepi Zë.
Në Kosovë shënohet edhe “Java e minatorëve”, e cila kujton sakrificën e madhe të heronjëve të nëntokës.
Minatorët rrezikuan gjithçka, duke filluar nga shëndeti i tyre, rrezikuan me burgim, rrezikuan familjet e tyre, por vullneti dhe vendosshmëria e tyre për shtetin e Kosovës ishte e madhe./Jepi Zë