Aksident në Gjakovë, motoçiklisti dërgohet në spital – kjo është gjendja shëndetësore e tij
Foto ilustrim
Sot u raportua për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë ku ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Nga ky aksident, ka mbetur i lënduar motoçiklisti i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”- ka thënë Elezaj
Ai shtoi se gjendja shëndetësore e ngasësit të motoçikletës është stabile