E dhimbshme: Vdes në QKUK 31-vjeçari që u vetaksidentua muajin e kaluar në Brod të Shtërpcës
Pas gati dy muajsh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i riu që u lëndua në aksidentin në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndërruar jetë. I ndjeri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Lavdim Aliun, i cili po merrte trajtim në QKUK që nga 14 korriku, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar, pasi u vetaksidentua.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikë, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj shoferes që dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast kanë bërë me dije se 31-vjeçari do të varroset sot në fshatin Brod.
“Njoftojmë farefisin, miqtë, shokët dhe gjithë bashkëvendësit, se varrimi i birit, vllaut dhe nipit tonë, Lavdim A. Aliu, do të bëhet sot, ne ora 18h, e diel, në varrezat e fshatit Brod, afër xhamisë, Ambulancës, te ura e Haxhisë!”