Krim në familje: 37-vjeçarja në Tiranë vritet me thikë nga motra pas një konflikti
Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje. Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj.
Siç raportojnë mediat atje bëhet fjalë për 37-vjeçaren Amanda Pushani, e cila humbi jetën në banesën e saj.
Amanda dyshohet se është goditur me thikë gjatë një debati e sipër nga e motra, Marsela Pushani 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia.
Kur viktima gjet e pajetë, fillimisht dyshohej se kishte kryer vetëvrasje, por hetimet vërtetuan ndryshe.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Pushani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës, raporton Top Channel.
E dyshuara do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.