E dhimbshme: Kjo është 41-vjeçarja që mbeti pa shenja jete në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ku dyshohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturèn dhe është rrokullisur në rrugë. Sipas Policisë, një person ka humbur jetën kurse një tjetër është lënduar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është Ardita Baruti- Drini, 41-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Kelani.

Lexo edhe:  53-vjeçari në Mitrovicë rrah brutalisht fqinjin e tij, i riu dërgohet me lëndime të rënda në spital