Ky është mërgimtari nga Amerika i arrestuar për vjedhjen në Viva Fresh, ndalohet për 48 orë
Sot u raportua për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ën rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, mëngjesin e së hënës, ku një person u kap në flagrancë pasi dyshohet se vodhi mall dhe tentoi të ikë. Të dyshuarin e ndaloi sigurimi, ndërkohë që Policia arriti ta arrestojë në vendin e ngjarjes.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Arben Markaj, 50-vjeçar, me mërgimtar, shtetas i Amerikës, i cili është dërguar në mbajtje.
Ai po dyshohet se kishte vjedhur disa produkte në një vlerë të caktuar dhe derisa ka qenë duke dalë nga marketi është kapur nga punëtorët e sigurimit, që më pas e njoftuan menjëherë Policinë.
Pasi i dyshuari është arrestuar, është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje” dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.