Ndahet nga jeta djali i vetëm i familjes Hajrullaga, ishte diagnostifikuar me tumor

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur i riu nga Rahoveci, Muhamed Hajrullaga.

Tashmë i ndjeri ishte diagnostifikuar me tumor në kokë për të dytën herë radhazi, e për të cilin ishin grumbulluar edhe mjete financiare nga shqiptarët për shërim jashtë vendit.

Me ndihmën financiare të bamirësve, Hajrullages operimi i parë iu mundësua në Turqi në gusht të vitit 2020, pas të cilit iu nënshtrua tretmanit me 33 seanca rrezatimi dhe kimioterapisë për 40 javë, një pjesë të së cilës e përfundoi në Kosovë për shkak të vështirësive financiare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Rexha, i cili kishte kërkuar disa herë ndihmë për të riun.

“Për Muhamedin jemi mundu të gjithë, por zoti e paska dashur pranë vetës më shumë se ne””, shkroi ai.

Lexo edhe:  222 km/h në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, shoferi e pëson keq nga Policia