Trajkoviq ia publikon numrin e telefonit: Ky person më kërcënoi pasi fola për Radojçiqin

Kryetarja e Lëvizjes Evropianë të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka treguar se është kërcënuar përmes telefonit, teksa ka publikuar edhe numrin e të dyshuarit në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas saj, kërcënimi ka ndodhur për shkak se ajo ka folur për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili përveç që është në listën e zezë të ShBA-së, është edhe në kërkim nga autoritetet kosovare.

“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiçiqin. Ora 15:28”, shkroi Trajkoviq, teksa përmendi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, qeverinë dhe policinë serbe, duke u shprehur se “ngacmuesi qartësisht nuk fshihet pas këtij numri të telegonit”.

Lexo edhe:  Kjo pritet të jetë mosha për pensionimin e policëve!