Burri në Vushtrri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të vegjël, i bën për spital

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.

Jo rrallëherë e pësojnë edhe fëmijët e vegjël, të cilët keqtrajtohen po ashtu nga baballarët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në rrugën ”Ismet Haliti” në Vushtrri, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar bashkëshortin për dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, të mitur. 37-vjeçarja është bërë për spital nga i shoqi dhe kjo nuk është hera e parë që ka përjetuar dhunë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe shoqërohet në stacion policor, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij para zyrtarëve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje

Lexo edhe:  Kurti viziton familjet e dy heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku: Festat e fundvitit do të ishin më të plota me ata dy