Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje. Në disa vise ka mundësi për ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër. Në Kosovë nuk priten stuhi dhe reshje të forta sikur në bregdet dhe në rajon, por në disa vise stuhitë nuk duhet të nënvlerësohen.

Në Shqipëri sonte në viset bregdetare priten stuhi potencialisht mjaft të fuqishme me shkarkesa të forta atmosferike, erëra të stuhishme dhe rrebeshe mjaft intensive shiu. Një sistem mjaft i fuqishëm pritet fillimisht të përfshijë Malin e Zi e pastaj edhe Shqipërinë. Nesër në Shqipëri dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore ndryshimi i motit arrin më vonë. Sot pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Ka potencial për shtrëngata të fuqishme lokale me breshër. Rrebeshe intensive nesër pasdite priten edhe Luginën e Preshevës.

Nga e mërkura më freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Lokalisht priten reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Këto sisteme të fuqishme stuhish më së shumti do të kapin rajonet bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi, pastaj edhe disa zona kontinentale. Në viset kontinentale ku hynë edhe Kosova reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por të karakterit lokal, megjithatë vende-vende do të ketë zhvillime intensive.

Lexo edhe:  Policia dhe FSK mblidhen te liqeni i Badocit, nis kërkimi për 76-vjeçarin e zhdukur

Me afrimin e fundjavës edhe atmosfera do të stabilizohet gradualisht./METEOBALLKAN