Gjykata në Mitrovicë urdhëron arrestimin e ish-eprorit të lartë policor në veri
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar letërrreshtim vendor ndaj ish-shefit të operativës rajonale në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq i cili dyshohet për veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Sinjali ka siguruar urdhëresën e cila duhet të zbatohet nga të gjitha stacionet policore, duke përfshirë edhe pikat e kalimit kufitar.
Sipas aktakuzës së ngritur ndaj tij më 19 qershor 2020, ai dyshohet për një rast që kishte ndodhur gjatë vitit 2015 në veri të Mitrovicës, kur Njësiti anti-drogë po zhvillonte një aksion që synim kishte kapjen e një sasie të madhe drogë nga një automjet Land Rover.
Dyshohet se me urdhrin e Bojiqit, njerëz të caktuar të krimit, kishin arritur ta pengojnë Njësitin anti-drogë, duke pamundësuar kështu aksionin policor.
Bojiq ka më shumë se dy vite që gjendet në arrati dhe nuk gjendet fare në Kosovë.