Nesër bëhen publike adoptimet e para të qenve endacak në Komunën e Prishtinës, zbulohen edhe kontratat

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e tyre.

Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në fshatin Honrofc, ku i pranishëm do të jetë kryetari Përparim Rama.

“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftim e tyre.

Më 27 qershor të këtij viti, Komuna e Prishtinës mori vendimin për subvencionim me nga 50 euro për të gjithë qytetarët që adoptojnë qen.

Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen…

Lexo edhe:  Plas sherri në Konushefc të Podujevës: 33-vjeçari ia thyen veturën dhe xhamat e shtëpisë familjarit