Aksidenti tragjik në Sarandë: Pajisja që i mori jetën 17-vjeçarit nuk ishte ashensor

Pajisja që i mori jetën 17-vjeçarit në Sarandë nuk është ashensor. Kështu ka njoftuar Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në Shqipëri, me ç’rast ka bërë të ditur se kjo është arsyeja që nuk kanë kryer kontrolle në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Adoleshenti që ishte punësuar si ndihmës/kamerier pranë lokalit që ndodhet në lagjen “Nr.1” të qytetit bregdetar humbi jetën të premten pas shkëputjes së kavos së ashensorit.

Megjithatë, ISHMT njofton sot se pas kryerjes së verifikimeve në terren, pajisja e përshtatur për transport mallrash e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kompetencë ligjore për kontrolle.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”, thuhet në sqarim.

Lexo edhe:  Sulmohet seksualisht e mitura që erdhi për pushime në Vushtrri, i dyshuari e mbajti me zor një orë