Aksidentohet një veturë te Mensa e Studentëve në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në kryeqytet, afër Mensës së Studentëve.

Një veturë është vetaksidentuar duke dalur jashtë rrugës, e është përplasur me anësoret rrugore.

Gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje nga aksidenti.

Në vendngjarje ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar

Lexo edhe:  Ish-këshilltari i Kurtit “zi e terr” për Murat Jasharin, e quan të padijshëm, frikacak e inatzi: “U bë profesor në emër të familjarëve që iu vranë”