E vodhi kombibusin e kompanisë “Unioni” në Mitrovicë dhe e çoi në Rashkë, ky është i dyshuari që u kap nga Policia

FOTOGRAFIA ËSHTË ILUSTRIM

Pas gjashtë muajsh prej kur ishte denoncuar një rast i vjedhjes së rëndë, që kishe ndodhur në Shupkovc të Mitrovicës, Policia ka arritur tash ta arrestojë personin e dyshuar që vodhi një automjet.

I njëjti ndodhet në ndalim policor dhe ndaj tij tashmë është dorëzuar edhe kallëzimi penal.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për vjedhjen e një furgoni të kompanisë “Union” në Mitrovicë, që kishte ndodhur në muajin mars.

Sinjali mëson se personi i arrestuar është Vladimir Nastiq, 33-vjeçar, që dyshohet se ka vjedhur automjetin e kësaj kompanie, që dyshohet se u dërgua më pas në Rashkë.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet një person i vdekur në rrethana të dyshimta në Hotel Grand