Aksident te Rruga B, njëra prej veturave me targa të huaja

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh te Rruga B në kryeqytet.
Lajmi.net ka siguruar pamje nga përplasja përkatëse.

Siç edhe mund ta shihni, aty është e përfshirë një veturë BWM e një tjetër SEAT (me targa të huaja).

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, por ajo që është evidente, dëmet materiale.

Redaksia jonë tashmë ka dërguar pyetje tek autoritetet relevante për të mësuar më shumë rreth rastit konkret, ndërsa me të mësuar informatat e fundit, do t’jua transmetojmë në kohë reale.

 

 

Lexo edhe:  E rrezikshme: Tejkaloi dyfish shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për 1 vit