I blejnë me të hollat e tyre pastaj rimbursohen apo e kundërta, Nagavci flet për çështjen e librave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas propozimit të bërë dje para një konference për media, rreth sigurimit të librave shkollorë për vitin e ri 2023-2024, ka dalë sot me disa sqarime pas kundërshtimeve të ashpëra.

Ajo u shpreh se nesër pasdite apo të enjten në mëngjes do të bëhet publik vendimi final për këtë çështje.

E pyetur se a do t’i blejnë si fillim prindërit e nxënësëve librat me të hollat e tyre e pastaj të rimbursohen, apo do të bëhet rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën ‘eKosova” e pastaj blerja, ajo përgjigje direkte nuk pati, por u përgjigj për ecurin e procesit të aplikimit, e vazhdoi duke i siguruar prindërit që rimbursimi do të ndodh pa cekur kur.

Lexo edhe:  Valon Syla: Shumica e hoxhallarëve në Kosovë janë profiterë, këqyrjani kerret