Lirohet Blend Zymi që u arrestua për statuse në Facebook
Lajmi rreth orës 19:00 raportoi për një ftesë të Krimeve të Rënda për Blend Zymin, influencer dhe dikur mbështetës i madh i VV-së.
Siç kishte mësuar redaksia jonë nga burime të mirëinformuara pranë Zymit, ishte ftuar lidhur me disa statuse në “Facebook” e që kishin të bëjnë me arrestimet e ditës së sotme.
Ndërkaq tani, miku i tij i afërt, arkitekti Visar Geci, poashtu dikur mbështetës i madh i Lëvizjes, thotë se Zymi është liruar.
Madje, ai ironizoi duke shtuar se shpreson që mos ta ftojnë edhe atë, pasi gëzon informatat përkatëse.