Bastisja në ministrinë e Rozeta Hajdarit, Policia arreston dy zyrtarë të saj

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për arrestimin e Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.

Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

Lexo edhe:  Arrestohet një burrë në Drenas, sulmoi seksualisht një 11 vjeçare