Mbyllen dy lokale në Malishevë, shërbenin “shisha”
Inspektorët komunalë në Malishevë, bashkë me Policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale për të zbatuar vendimin që ndalon përdorimin apo shërbimin me shisha.
Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile dhe të njëjtat janë mbyllur.
“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore”, thuhet në komunikatë