Kryeministri Albin Kurti e shijon Golden Eagle
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati e kanë vizituar kompaninë “Frutex”, ku janë pritur nga pronari Shaqir Palushi.
Kjo është bërë e ditur nga vetë pronari Shaqir Palushi.
Palush tha se Kurti e Murati njoftuar nga afër me procesin e prodhimit të produkteve Golden Eagle, Natural 100% dhe Relax.
Postimi i plotë:
Sot për vizitë në Frutex, ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministri i Financave, z. Hekuran Murati ku patën rastin të njoftohen nga afër me procesin e prodhimit të produkteve Golden Eagle, Natural 100% dhe Relax.