Konflikti motër-vëlla në Gjakovë: Sherri nisi për këstin e qirasë, 33-vjeçari e kapi viktimën për fyti

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi për një konflikt familjar në Gjakovë, ku të përfshirë janë motër e vëlla. Ky i fundit dyshohet se e sulmoi fizikisht motrën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me zënkën mes tyre, e cila si duket nisi për shkak të pagesës së këstit të qirasë.

E gjithë situata më pas eskaloi në dhunë fizike për 47-vjeçaren, të cilën i dyshuari e ka kapur për fyti.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe ka denoncuar rastin në Polici, mirëpo i dyshuari nuk është arrestuar ende për shkak se menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Ndërroi jetë në QKUK, detaje për vdekjen tragjike të punëtorit në Prizren