I jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që humbi jetën aksidentalisht në Austri

Robert Ibraj, 45-vjeçari nga Fshati Sopot i Gjakovës, ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Austri.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit mërgimtarit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se të pikëlluar kanë mbetur e gjithë familja dhe farefisi Ibraj.

Postimi i plotë:

I dhamë sot lamtumirën e fundit stërnipit Robert Kolë Ibraj nga fshati Sopot i Gjakovës .

Na iku herët tepër herët në moshën 45-vjeçare pas një aksidenti në pune në Austri. La të pikëlluar nënën, vëllezërit, motrat bashkëshorten e fëmijët si dhe familjen e gjerë.

La prapa vetes vepra e kujtime të mira. Pusho në paqe nip i dashur. Do të kujtojmë gjithmonë siç ishe tepër i mirë e i mbarë.

Lexo edhe:  Policia kontrollon një shtëpi në Zveçan, kap armë ilegale – shoqërohet në stacion një grua